Ilustrim

Podujevë - Plagos vetën, dërgohet në QKUK

Një person ka plagosur vetën me armë zjarri në një fshat të Podujevës.

Policia njofton se të dyshuarit i ishte shkrepur arma e zjarrit dhe ishte plagosur në këmbë.

Nga plagosja që kishte marrë, i njëjti është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e tij gjatë kontrollit, i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. Pistoleta me fishekët, dyshohet se janë përdorur në këtë rast. Ky rast është inicuar dhe po vazhdon të hetohet nga organet përkatëse.