Ilustrim - Policia në aksion

Podujevë - Plagos dy persona, gjuan me armë edhe policinë

Një person në Podujevë dje dyshohet se ka plagosur dy persona dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të policisë.

Sipas policisë, njësia policore në rroba civile e cila ka qenë në detyrë gjatë patrullimit e ka vërejtur personin e dyshuar duke ikur dhe të njëjtit i ka dhënë urdhra që të ndalet, mirëpo i dyshuari ka ikur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët po ashtu iu kanë përgjigjur me zjarr.

Tutje thuhet se nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Dy viktimat e plagosura janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës, që dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor.

Policia thotë se njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale.

Rasti ka ndodhur në ora 19:50.