foto: Ilustrim

Podujevë, përleshen me hajnat e maskuar dhe të armatosur që u hynë në shtëpi, kishte edhe të shtëna

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur dje rreth orës 4:30 të mëngjesit në Podujevë.

Sipas Policisë, dy persona kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit janë përleshur me viktimat.

Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se të dyshuarit kanë arritur të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit.

Rasti është duke u hetuar.