Ilustrim

Podujevë, pas përleshjes përdorin armët

Policia njofton se në Podujevë është raportuar një rast i përdorimit të armës.

Sipas Policisë, dy persona pas një mosmarrëveshje që kishin pasur dyshohet se kishin përdorur edhe armët e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe të njëjtit pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:50.