Podujevë, në lumin Llap ndërtohen pesë penda për ujitje

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është bërë inaugurimi i dy nga pesë pendave akumuluese për ujitjen e tokave bujqësore, përgjatë rrjedës së lumit Llap.

Sipas njoftimit të komunës, në proces të ndërtimit janë edhe tri të tjera.

“Sot përuruam njërën nga dy pendat e përfunduara në fshatin Metehi. Këto dy penda mundësojnë ujitjen e rreth 100 hektarëve tona bujqësore të fshatrave përreth”, ka thënë kryetari i komunës, Agim Veliu, gjatë inaugurimit.

Kryetari Veliu gjithashtu tha se ndërtimi i pendave për ujitje, do të vazhdohet edhe viteve të tjera, varësisht prej kërkesave dhe nevojave të bujqve.