Ilustrim

Podujevë, më 7 mars profesori raporton se u sulmua fizikisht  

Një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person dje në fshatin Gërdovc në Podujevë.

Sipas Policisë, viktima është profesor.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

Lidhur me detaje tjera për rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione në Prokurorinë Themelore të  Prishtinës, dhe është në pritje të përgjigjeve.

Në Kosovë dhe Shqipëri, 7-marsi shënohet si Dita e Mësuesit.