Ilustrim Foto: PK

Podujevë, kapet i dyshuari me mbi 3 metra kub dru në traktor

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Podujevë, kanë takuar një person të dyshuar, i cili me traktorin e tij me rimorkio kishte të ngarkuara 3.5 metra kub dru.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, traktori dhe drutë janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Herticë të Podujevës.

Policia njofton se rasti i iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit” është në procedurë të rregullt.