Foto: Dogana e Kosovës

Podujevë, kapen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave

Oficerët e Doganës së Kosovës me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë, ku kanë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara.

Më saktësisht, oficerët doganorë kanë kryer një bastisje në një banesë private ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool.

Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave.

Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganorë kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS-it, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike.

Siç njofton Dogana, sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike  është mbi 40 mijë euro.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.