Komuna e Podujevës dhuron 20 shtëpi Foto: Komuna e Podujevës

Podujevë: Jepen 20 çelësa të shtëpive

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka njoftuar se sot janë dhuruar 20 çelësa të shtëpive të reja për 20 familje përfituese në Lagjen e Dëshmorëve.

“Jam i lumtur që sot, në prag të festave të fundvitit, dhurova çelësat e shtëpive të reja për 20 familje përfituese në Lagjen e Dëshmorëve. Jemi shumë afër që ta përfundojmë këtë projekt dhe ta largojmë edhe familjen e fundit nga kontejnerët e kësaj lagjeje”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Poashtu Veliu ka premtuar se do ta rregullojnë edhe infrastrukturën në këtë pjesë, ku do të ketë ambulancë të re për banorët e kësaj lagje.