Podujevë, Inspeksioni gjen produkte me afat të skaduar në markete të ndryshme

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Podujevës në një aksion gjatë ditës së sotme ka gjetur produkte me afat të skaduar në markete të ndryshme.

Sipas Komunës, malli është konfiskuar dhe asgjësuar.

“Drejtoria e Inspeksionit sot ka ndërmarrë një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre, me këtë rast ata kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe menjëherë kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna potencon se kanë njofuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për të marrë masat e nevojshme.

“Pas këtij aksioni Drejtoria e Inspeksionit ka njoftuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për të ndërmarrë masat e nevojshme në gjobitjen e këtyre marketeve”, thuhet ne njoftimin e Komunës.

Komuna thekson se aksione të tilla priten edhe ditëve të vijim.