FOTO ILUSTRIM

Podujevë, i vjedhin në shtëpi ar dhe para

Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur një sasi ari me vlerë dhe para të gatshme.

Qytetari e ka raportuar rastin në Polici dje rreth orës 13 :00.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë.