Podujevë, i mituri rrahet nga dy persona

Në rrugën ‘Salih Çeku’në Pudujevë pas një mosmarrëveshje mes tre personave, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuar kanë rrahur një të mitur.

Në raport policor thuhet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Në raport tutje thuhet se personat e përfshirë në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:45.