Foto: KALLXO.com

Podujevë, i mituri plagos me armë zjarri të miturin

Një rast i vrasjes në tentativeë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Sipas Policisë, raportohet se i dyshuari i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të miturin.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të cal. 7.65 mm.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe  nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki  me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.