Podujevë, hajnat kryejnë vjedhje në shtëpitë e dy vëllezërve

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30 në Podujevë.

Sipas Policisë, dy vëllezër kanë raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpitë e tyre ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli.

Policia njofton se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është nën hetime.