FOTO ILUSTRIM

Podujevë, hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin armën, stoli ari dhe para

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Siç njofton Policia, një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e gjuetisë me një fishek të cilën e kishte pa leje.

Te dyshuarit që i kishin hyrë në shtëpi kishin vjedhur edhe stoli ari me vlerë rreth 2,900 euro si dhe 100 euro para te gatshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.