Foto: Ilustrim

Podujevë, gruaja që dyshohet se theri me thikë burrin, lirohet në procedurë të rregullt

Një grua është arrestuar mbrëmjen e mërkurës nga policia për shkak se e njëjtadyshohet se kishte therur me thikë disa herë një burrë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lupq i Poshtëm të Komunës së Podujevës.

Gruaja sipas policisë, me thikë e kishte goditur viktimën në disa pjesë të trupit ku edhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Burri ka marrë trajtimin mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.