Podujevë, goditet me veturë një person teksa po pastronte rrugën nga bora

Policia e Kosovës e ka cilësuar si tentim vrasje një rast në Podujevë, ku dy persona të dyshuar, me veturë e kanë goditur një person tjetër që po pastronte rrugën nga bora.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:01.

Sipas Policisë, viktima është  dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Kurse, të dyshuarit thuhet se janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.