Podujevë, gjuajnë me armë në aheng, Policia sekuestron një mitraloz dhe tri revole

Policia e Kosovës mbrëmë në Peran të Podujevës ka sekuestruar një mitraloz, tri revole dhe 97 fishekë.

Policia thotë sekuestrimi ka ndodhur pasi kanë pranuar një informacion në ora 22:00  se në këtë fshat në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.

Tutje është bërë e ditur se ka shoqëruar në polici 5 persona.

“Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja, ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka  iniciuar rastin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” & “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Se këndejmi të njëjtit janë proceduar më tej në përputhje me vendimin e prokurorit të shtetit”, thuhet më tej në njoftim.