Podujevë, gjendet një person pa shenja jete

Policia e Kosovës njoftoi se të premten në Podujevë një person është raportuar i vdekur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve”- thuhet në njoftimin e forcave të rendit.