Podujevë, gjendet i vdekur një 46-vjeçar

Një person është gjetur i vdekur në Podujevë mbrëmë rreth orës 17:30.

Rastin e ka konfirmuar për rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më 16.11.2019, rreth orës 17:30, Policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune.”, tha Krasniqi.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion./21Media