Podujevë, e mitura që ishte zhdukur kishte shkuar të bashkëjetojë me një person

Një rast i bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç është regjistruar në Podujevë.

Një vajzë e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur dje, e bashkë me të është shoqëruar për në stacionin policor edhe një person.

Viktima ishte raportuar si person i zhdukur që nga 25 dhjetori 2020.

Policia njofton në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.