Podujevë, duke punuar kopshtin gjeti mjet shpërthyes

Një mjet shpërthyes është gjetur gjatë ditës së djeshme nga një qytetar në Podujevë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 20:00, një qytetar nga fshati Dumnicë në Podujevë, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopsht ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia për deminim i FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetin shpërthyes.

Nuk raportohet për ndonjë incident në këtë rast.