Podujevë, djali rrah babanë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas ngjarjes ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.