Podujevë, burri raporton në Polici për dhunën e ushtruar ndaj tij nga gruaja

Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në Polici për dhunën që po ushtron ndaj tij bashkëshortja.

Ankuesi ka thënë se gruaja në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe e njëjta tani është larguar nga shtëpia.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, është raportuar dje rreth orës 12:00.