Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Podujevë, babai kërcënon me armë dy djemtë e tij

Policia ka ndaluar një burrë në Podujevë nën dyshimin se ka kanosur me armë dy djemtë e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë dje rreth mesditës.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një Kallashnikov me tridhjetë fishekë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare dhe armëmbajtje pa leje.