Ilustrim
Podujevë, arrestohet pronari i një lokali ku dyshohet se janë helmuar pesë persona
27.9.2022 - 10:24
Një burrë në fshatin Merdare të Podujevës është arrestuar të dielën e 25 shtatorit nën dyshimin se pesë persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore dhe inspektorët nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i të dyshuarit është mbyllur përkohësisht.
“Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e PK-së.