Podujevë, arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin 24 orësh.