Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Podujevë, arrestohet një person pasi shkeli urdhrin mbrojtës

Një burrë është arrestuar nga Policia në Podujevë për shkak se ka shkelur urdhërin mbrojtës.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është ankuar se ishte i kanosur nga një i dyshuar.

Ankuesi është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast për kanosje dhe shkelje të urdhërit mbrojtës.

Më tej në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari nuk është takuar dhe mbetet të intervistohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.