
Ilustrim
Podujevë, arrestohet një i mitur për vjedhje të pijeve e cigareve në një lokal
08.11.2022 - 17:24
Një i mitur është arrestuar nën dyshimin se me forcë ka hyrë në një lokal, ku ka marrë pije e cigare në vlerë rreth 400 euro.
Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur mbrëmë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.