Foto: Ilustrim

Podujevë, arrestohet i mituri pasi sulmoi një të mitur tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të mitur në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një vajzë, po ashtu të mitur, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në praninë e prindit të tij, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:40 në Podujevë.