Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Podujevë, arrestohet i dyshuari për vjedhjen e gjësendeve me vlerë rreth 1,250 euro

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi që dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar dyshohet se mbrëmë me forcë kishte depërtuar brenda një lokali dhe ka marrë gjësende në vlerë rreth 1 mijë e 250 euro.

Policia ka bërë të ditur se i njëjëti pas testit, ka rezultuar i dehur.

“Personi i dyshuar A.H, mashkull,37 vjeç, është dërguar në mbajtje. I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.