Ilustrim

Podujevë, arrestohet i dyshuari për ngacim seksual ndaj një të miture

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimet për sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

Policia bën të ditur se i dyshuari me datë 19 dhjetor në fshatin Letanc të Podujevës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën e moshës së mitur.

“Me datën 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se me datën 19.11.2019 e kishte ngacmuar seksualisht të miturën viktimën – vajzë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.