Foto: Ilustrim

Podujevë, arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Sipas policisë, nga ky rast janë ngritur dyshime se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

PK-ja thekson se reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ka mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Personat e dyshuar e të arrestuar janë: Sh.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Sh.S,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.