Podujevë, arrestohen tre persona për transportim të druve

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona në rajonin e Podujevës, të cilët dyshohet se po bënin transportim të paligjshëm të druve.

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kerpimeh në ora 08:45 të mëngjesit, që nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, kurse të të dyshuarit janë liruar.

Një person tjetër është arrestuar në ora 20:00 në fshatin Batllavë, i cili po ashtu transportonte dru pa dokumente përkatëse. Edhe me këtë rast, janë konfiskuar drutë dhe dërguar në depon e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar.