Ilustrim.

Podujevë, arrestohen tre persona për drogë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:30 është ndaluar një automjet me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari Q.H., kurse në veturë ndodheshin S.B., dhe M.Ç.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të llojit marihuanë, të fshehur nën ulësen e prapme të veturës.

“Hetuesit pas sigurimit të urdhrit për kontroll nga organet e drejtësisë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Q.H., në fshatin Obrançë të Podujevës por nuk është asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, tek të dyshuarit në cilësi të provës janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 145 euro, tre telefona celular dhe një veturë.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, në konsultim me prokuroren kujdestare iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe me aktvendim nga prokurorja, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në 48-orë”, thuhet në fund të komunikatës.

Foto: Policia e Kosovës