Ilustrim

Podujevë, arrestohen për vjedhje 2 të dyshuar, njëri i mitur

Dy persona janë arrestuar në lidhje me një rast vjedhjeje që ka ndodhur më 21 janar rreth orës 5:30.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë.

Njëri prej të arrestuarve është i mitur.

Të arrestuarit po dyshohen për vjedhje në një lokal.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të miturit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa për te dyshuarin madhor 48 orë.