Foto: Ilustrim

Podujevë - Arrestohen katër zyrtarë për falsifikim të dokumenteve

Janë arrestuar katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njofton Policia e Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen ta kenë tjetërsuar pronarin e një parcele e cila fillimisht kishte qenë e një gruaje. Ata dyshohet që i kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë në korrik të vitit 2019.

Rasti sipas raportit të Policisë dyshohet se ka ndodhur paraditen e së martës në Podujevë.

Katër të dyshuarit, me vendim të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje.