Ilustrim

Podujevë, arrestohen dy persona për vjedhje në market

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar dy persona në Podujevë që dyshohen se kanë vjedhur gjëra ushqimore në një market.

Rasti është raportuar në Polici nga pronari i marketit.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë gjatë  mbrëmjes.