Podujevë, arrestim për falsifikim të dokumenteve

Një burrë nga Podujeva është arrestuar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale ‘Falsifikim i Dokumenteve’.

Sipas Policisë, arrestimi u bë pas veprimeve hetimore nga njësiti i hetimeve pranë drejtorisë së krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Në raport potencohet se, gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme të falsifikuara, 12 USB, një shtëpizë kompjuteri, dhe një DVR.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.