Foto: Ilustrim

Podujevë, arratiset burri pasi rrahu gruan e tij

Burri ka rrahur gruan e tij dhe më pas është arratisur. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Sibovc të Podujevës.

Gruaja ka raportuar në polici rastin, duke shtuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre.

Gruaja pas sulmit nga burri ka pranuar  tretman mjekësor ndërsa burri gjendet në arrati.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.