foto: Ilustrim

Podujevë, 5 të arrestuar, sulmuan dy persona

Një person ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi që dyshohet se është sulmuar nga disa persona të tjerë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:50 në Podujevë janë shoqëruar në stacion policor pesë persona pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar dy persona.

Me të marrë informacionin Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar edhe një thikë si provë materiale.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, tre të dyshuari janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.