Foto-ilustrim

Podujevë, 4 të lënduar në aksidentin mes një autobusi dhe dy veturave

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave dhe një  autobusi në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë tutje Borovci.

Ai tutje ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.