Podujeva pritet të bëhet me spital të përgjithshëm

Komuna e Podujevës pritet të bëhet me Spital të Përgjithshëm.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës, Nexhmi Rudari, sot nënshkruan kontratën për ndërtimin e këtij spitali, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Për të ndërtuar këtë spital komuan ka dhënë për shfrytësim pronën e palujtëshme.

Hartimi i këtij projekti do të bëhet nga ShSKUK si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij, si dhe pas finalizimit të këtij projekti të gjitha veprimet e nevojshme për finalizimine tij do të merren nga ShSKUK.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në këtë ceremoni ka qenë prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët vijnë nga Komuan e Podujevës.

Të pranishmit këtë projekti e vlerësuan të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm.