Foto: KALLXO.com

Podujeva me reduktime të ujit si shkak i punimeve nga ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se qyteti i Podujevës do mbetet pa ujë nga ora 11:30-14:30 të ditës së sotme.

“Të nderuar konsumatorë të qytetit të Podujevës, ju njoftojmë se do të keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sot nga ora 11:30-14:30”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e ndërprerjes janë punimet teknike në rezervuarin e qytetit “te pishat”, vijon njoftimi i Ujësjellësit.

“Arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ‘te pishat'”.