Podujeva krijon linjën 'Alo Komuna'

Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka krijuar linjën telefonike , “ALO, KOMUNA” për qytetarët që duan të adresojnë çështje të caktuara.

Thirrjet do të jenë pa pagesë në këta numra të telefonit: 0800 19 110 apo tenë +383 466 19 110 me Viber ose Whats App.

 Tutje, ata kanë shtuar se sistem do të mundësojë komunikimin e pandërprerë me qytetarët.

Postimi i plotë:

ALO, KOMUNA!

Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Podujevës, nga sot, ka një adresë të vetme.

Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani në +383 466 19 110 me Viber ose Ëhats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës.

Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë.

Të gjitha thirrjet janë̈ pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00.