
Podujeva hap thirrjen për subvencionimin e bizneseve prodhuese
13.1.2023 - 11:27
Komuna e Podujevës ka hapur thirrjen për subvencionimin e investimeve në kapacitet prodhuese.
Sipas njoftimit, Komuna e Podujevës do të subvencionojë 30% të vlerës së investimit në kapacitetet prodhuese. Vlera maksimale e subvencionimit do të jetë 10 mijë euro për një përfitues.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 10 shkurt ndërsa vlera në tërësi e saj do të jetë 200 mijë euro.
Këtu mund të gjeni thirrjen dhe formularin e aplikimit.