Merdare foto Kallxo com

Podujeva dërgon ekip mjekësor në Merdare

Vendkalimi kufitar në Merdare që lidh Kosovën me Serbinë tashmë ka ekip kujdestar në rast të paraqitjes së rasteve të dyshimta me Coronavirus.

Komuna e Podujevës përmes një komunikate ka bërë ët ditur që në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka dërguar ekip shëndetësor, të cilët do të jenë në shërbim 24 orë për identifikimin e rasteve.

“Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e Coronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar. Ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga Coronavirusi COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Vendkalimi kufitar me Malin e Zi pa ekipe mjekësore nga Komuna e Pejës

Mbi 80,000 raste të prekura nga coronavirus në nivel global

Mbi 80,000 raste të prekura nga coronavirus në nivel global