Po kontrabandonte drejt Kosovës 34 sirianë, arrestohet vlonjati

Policia shqiptare ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Siç njofton Policia e Shtetit, forcat e Policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

I dyshuari është V.K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.