Ilustrim Paratë e sekuestruara në Bërnjak. Foto: Policia e Kosovës
Po kalonte kufirin në Bërnjak me mbi 22 mijë euro kesh të padeklaruara, policia hap rast
07.12.2024 - 09:35
Një rast i mos deklarimit të parave është regjistruar në pikën kufitare në Bërnjak më 06.12.2024.
Një burrë deri sa po kalonte këtë pikë kufitare rreth orës 02.20 është ndaluar për kontrollë dhe në kamionin të cilin po voziste iu gjetën 22 mijë e 700 euro.
Paratë u gjetën në kabinën e kamionit ndërsa vozitësi nuk i kishte deklaruar të njëjtat apo prejardhjen e tyre.
Në këtë rast, policia kishte identifikuar këtë çështje e më pas edhe është njoftuar prokurori kujdestar.
Rasti është iniciuar si mos deklarim i vlerave monetare ndërsa është thirrur edhe Dogana e Kosovës për procedura të mëtutjeshme.