Droga e kapur. Foto: Policia e Kosovës

Po hynin nga Shqipëria në Kosovë, te vendi i gomës rezervë të veturës Policia gjen thes me marihuanë

Pasditen e së dielës Policia e Kosovës ka kapur mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në pikën kufitare ‘Qafa e Prushit’, në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se droga është kapur rreth orës 13:30, ku është ndaluar një automjet i tipit ‘VW Passat’ me targa lokale.

Automjetin e drejtonte një person me inicialet A.F., i shoqëruar nga dy pasagjerë, të tre nga Gjakova.

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram” – ka bërë të ditur Policia.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar i janë dorëzuar Njësisë së Antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

Droga e kapur. Foto: Policia e Kosovës
Droga e kapur. Foto: Policia e Kosovës
Droga e kapur. Foto: Policia e Kosovës